Pinknews

Me fustan të kuq të tejdukshëm, Dua Lipa një “bishë” e vërtetë në videoklipin e radhës

Dua Lipa publikoi sot këngën e  saj më të re me titull Illusion.

Këngëtarja 28-vjeçare shqiptare u fotografua duke kërcyer mbi një platformë në mes të një pishine të madhe, e rrethuar nga notarë të sinkronizuar në kërcim.

Ajo kishte veshur një fustan rrjetë të kuq, të tejdukshëm, të lidhur në bel me një rrip të zi të trashë me thumba metalike.

Në video, Lipa dhe një sërë kërcimtarësh të saj kryejnë akrobaci ndërsa spërkaten në ujë, me një pamje të qytetit në sfond.
https://www.youtube.com/watch?v=a9cyG_yfh1k&t=1s

TRENDING

Exit mobile version