Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift.
Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”.
Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.
Madje, lidhja e tyre tashmë është tepër serioze dhe ata janë prezantuar me familjet përkatëse (të partnerit/es), ndërsa s’kanë munguar edhe planet për fëmijë.
Nga e dimë ne këtë? Kështu u shpreh Dojna sot në emisionin “Just Dance”, teksa tregoi se fëmijës së saj mund t’i vendosë emrin e emisionit.
“Nuk e di pse më pëlqen shumë që ta them “Just dance”, “Just dance” gjithë kohës, kam për t’ia vënë dhe fëmijës rrezik emrin “Just Dance”, tha ajo, ndërsa Graciano Tagani e ngacmoi për faktin se mund të kishte nisur planet për fëmijë, pyetje të cilës Dojna iu shmang me lezet.
Epo, lajme të bukura presim nga çifti!
icon/