Kosova

Me Milloshin në zemër e Putitin në shpinë, Vuçiç drejt BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 17 dhjetor. Duke gjykuar nga intensiteti i sulmeve verbale ndaj partive pro-evropiane, të cilat do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme, nga numri i paraqitjeve të Vuçiçit në mediat e kontrolluara prej tij, por edhe nga analizat e shumicës së analistëve të pavarur, mbështetja e qytetarëve për presidentin e Serbisë dhe partinë e tij, ka rënë seriozisht. Megjithatë, kjo nuk do të thotë triumf për opozitën. Përkundrazi. Në kushtet ekzistuese, përveç Beogradit, fitorja e SNS-së së Vucic, është një përfundim i paramenduar.

“Kushtet zgjedhore nuk janë as të drejta dhe as të ndershme” –  thotë Pavle Gërboviç, deputet i Kuvendit të Serbisë dhe kryetar i Lëvizjes Qytetarët e Lirë, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme si pjesë e koalicionit pro-evropian “Serbia kundër dhunës”, teksa dhe shton se nuk eshte realiste të pritet që “duke siguruar zgjedhje të lira, qeveria e autokratit do të punojë kundër vetvetes”.

“Në sistemet normale humbja e pushtetit nënkupton vetëm humbjen e disa pozitave, gjë që nuk është rasti me regjimin e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiçit”, tha Grbovic për ‘Pobjeda.’

Sipas tij, lufta në Ukrainë do të përfundojë herët a vonë dhe besohet se në rendin e ri botëror dhe evropian do të jetë shumë e rëndësishme se kush dhe si u sollën kur kriza ishte në kulmin e saj.

“Dhe atëherë pozita e Serbisë nuk do të jetë në një nivel të lakmueshëm. Ashtu si Mali i Zi mori vendimet kyçe në kohën e duhur, edhe Serbia duhet të vendosë. Unë besoj thellë se qytetarët e Serbisë meritojnë sigurinë që gëzojnë qytetarët e vendeve të BE-së, jo Rusisë apo Kinës. Po ashtu, e di që në shoqërinë europiane duhet futur me institucione të organizuara dhe me demokraci, e jo me Putinin mbi supe, Sheshelin në dorë dhe Millosheviçin në zemër” – Deklaroi Pavle Gërboviç

TRENDING

Exit mobile version