Pinknews

Më në fund Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë! Ja vendi ku do të performojnë…

Ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 që do të zhvillohen në Kosovë mund të jetë shumë më spektakolare se sa mund të imagjinohet.

Kjo pasi në këtë ceremoni mund të performojnë dy yjet botërore të muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa.Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës në Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Tutje, Krasniqi shtoi se Kosova e pati më të lehtë ta fitojë organizimin e kësaj ngjarje të madhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kanë arritur në arenën ndërkombëtare vajzat e xhudos duke siguruar medalje të arta evropiane e botërore.

Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

TRENDING

Exit mobile version