Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në intervistën e dhënë për “A1 Report” deklaroi se me nisjen e reformës së Fiskalizimit do të rritet eficensa e Administratës Tatimore, do të ulet informaliteti dhe për herë të parë të gjitha faturat do të vijnë në kohë reale në AT.
Më tej, Znj. Ibrahimaj theksoi se me këtë proces AT do të shkojë drejt kontrolleve indirekte si dhe në vijim kontrollet do të kryhen vetëm me bazë risku dhe në rastet kur sistemi tregon se ka dyshime për parregullësi.
Në përfundim, Drejtoresha e Tatimeve theksoi faktin se sa e rëndësishme është përmbushja dhe pagesa në kohë e çdo detyrimi Tatimor, pasi në raste të mungesës së informalizimit në momente të caktuara kur Qeveria mbështet biznesin, mund të mos përfitosh nga paketat mbështetëse.