Kosova

Me pëlqimin e heshtur të Beogradit dhe Prishtinës

Aleksandër Arsenijeviç, lideri i ‘GI Srpski opstanak’, tha për ‘Danas’ se së paku dhjetëra persona janë lënduar në aksionin e policisë së Kosovës, teksa sipas tij kane pushtuar komunën e Zveçanit dhe se ai vetë ka lëndime në kokë dhe në brinjë. Ai pohon se situata është ende e tensionuar.

“Prishtina mesa duket është inkurajuar për një veprim të tillë nga mungesa e qytetarëve në veri të Kosovës, të cilët shkuan masivisht në Beograd në tubimin e Vuçiç. Ndoshta mund te ketë patur ndonjë marrëveshje të heshtur mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi nuk kishte arsye pse te shkonin ne Beograd kaq shume serb per tubimin e organizuar nga SNS dhe Vucic” – deklaroi Arsenijeviç

Po kush është kundërshtari i Listës Serbe në Veri dhe i vetëshpalluri lider i serbëve të Kosovës, ish profesori i kimisë dhe kundërshtari I Lista Srbska?

I riu nga Mitrovica e Veriut që përbën figurën e fundit në skenën politike të Kosovës, por nga pala serbe, bashkë me kolegë të tij, ka formuar një lëvizje qytetare me emrin “Mbijetesa Serbe”. Arsenijevic kishte provuar të kandidonte për kryetar komune të Mitrovicë së Veriut në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, por u ndalua nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

TRENDING

Exit mobile version