Aktualitet

Më quajnë Hitler, por unë jam më i miri/ Vuçiç ngre stekën dhe akuzon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me shkrimin e mediave në rajon për fjalimin e tij të fundit, tha se e kanë shpallur më të keqin dhe se rajoni është i tmerruar, por edhe ka deklaruar se ai, nuk do të jetë shërbëtor i askujt, përveç popullit serb.

Në një video-mesazh në profilin e tij në Instagram, Vuçiç ka deklaruar: –

“Sot në mëngjes teksa po lexoja gazetën, po shikoja raportimet e disa portaleve nga Rajoni ynë të përgatitura për mua. Ata kanë mendje ekstremiste dhe janë urrjeësit e mi më të mëdhenj. Per ta unë jam I keqi dhe I gjithë mllefi I tyre vjen sepse Serbia është e para përsa i përket përparimit në Ballkan” – ka theksur presidenti Vucic

Ai po ashtu ka theksuar se edhe disa media ne Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë” e kanë sulmuar, dhe sipsa tij, ai nuk do te jetë sherbetor I askujt tjetër, përveçse popullit serb”.

“Prandaj për ata unë jam Hitleri, prandaj jam më i keqi në rajon dhe prandaj rajoni është i neveritur. Njerëz, qytetarë të Serbisë, vendosni vetë” – ka potencuar presidenti serb

TRENDING

Exit mobile version