Sport

Me shpejtësi 320km/h, humb jetën garuesi profesionist

Garuesi profesionist  Sam Fenech ka humbur jetën gjatë një gare në Australi pasi makina e tij ishte me shpejtësi 320km/h dhe humbi kontrollin.

Një video e publikuar nga mediat vendase tregon pamje nga momenti kur makina del jashtë pistës së garës duke goditur gardhin dhe duke përfunduar e shpërbëre totalisht. Gara me makina u zhvillua në lindje të Brisbane, ku garuesi ishte emër shumë i respektuar dhe të gjithë prisnin me padurimim momentet spektakolare që ai dhuronte në pistë.

Mjerisht, vdekja për Fenech, një nga shoferët më të njohur të Australisë, ishte e menjëhershme.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 (koha australiane) të shtunën dhe shënon garën e fundit të Fenech.

Fenech po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle dhe  po ngiste një Ford Mustang.

Vdekjen e shoferit e kanë bërë të ditur organizatorët e garës “The Willowbank Raceway” me postimin e tyre në rrjetet sociale:

“Me pikëllim të madh njoftojmë se shoferi i Fabietti Racing Doorslammer, Sam Fenech, iu nënshtrua lëndimeve gjatë garës dhe ndërroi jetë. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.

TRENDING

Exit mobile version