Kronike

Me shpejtësi skëterrë duke rrezikuar qytetarët, gjobitet 23 vjeçari

Policia e Fierit ka gjobitur këtë të mërkurë një 23 vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi, në një zonë të banuar.

Blutë bëjnë me dije se është gjobitur me 43 000 lekë shtetasi me iniciale R.D.

“Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëviztë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit bënë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të tij, shtetasit R. D., 23 vjeç.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 139 dhe 141 të Kodit Rrugor, shtetasi R. D. u ndëshkua me masë administrative 43 000 lekë”,- njofton Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

TRENDING

Exit mobile version