Sport

“Më telefononte kur humbja, në fitore kurrë”, Murinjo zbulon bisedat me Maradonën

Nuk mund të mungojnë dhe fjalët e Zhoze Murinjos për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Diego Maradona.

Trajneri portugez e kujton me batutat e tij të zakonshme: “Unë e njoh shumë mirë. Në humbjet e mëdha, ai do të më telefononte gjithmonë për të më thënë se jam më i miri. Në fitoret e mia të mëdha, kurrë. Por do të më mungojë Diego. Më vjen keq që nuk munda dot të kaloja më shumë kohë me të.

 

Familja, shokët dhe kolegët e tij kanë qenë të privilegjuar që e kanë njohur. Ai nuk do të harrohet kurrë. I kam treguar shumë tim biri për të, pavarësisht se ai ka lindur pasi Diego ishte tërhequr”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version