Kronike

Me tritol në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me iniciale N.D banues në Prezë pas një kontrolli në banesën e tij, ku iu gjet një kallë tritoli.

Gjithashtu është kapur në flagrancë një 25-vjeçar, duke vjedhur një monopatinë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur një monopatinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin N. D., banues në Prezë, pasi gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një objekt të ngurtë, të dyshuar si kallëp tritoli.

TRENDING

Exit mobile version