Politike

Me veshje të posaçme/ Rama shfaqet në Shpirag para testit përfundimtar për naftë

 Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përpjekjes 10-vjeçare për të nxjerr naftë nga mali i Shpiragut në Berat. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se zbulimi i kryer në 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse mbart sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Po ashtu, ai thekson se kjo përpjekje dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës.

Postimi i Ramës:

Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë. Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës

TRENDING

Exit mobile version