NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 14:04
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 14:04
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në Tiranë / Programi ekonomik i LSI, Kryemadhi: 5 prioritetet tona kanë në fokus rininë!

by Ballhysa
30/01/2021 , 12:33
Me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në Tiranë / Programi ekonomik i LSI, Kryemadhi: 5 prioritetet tona kanë në fokus rininë!
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Programi ynë na ka krijuar një avantazh shumë të madh me thënë të drejtën më njerëzit, Sigurisht që komunikimi mediatik ndoshta është më i vështirë për ta kuptuar njerëzit, por komunikimi me njerëzit ballë për ballë, që është një mentalitet i domosdoshëm, është një nga pikat kryesore që ne e bëjmë më të zbatueshëm dhe më të prekshëm programin tonë.

Përpara se të vija këtu unë isha me disa gra dhe vajza që banojnë te Njësia.5 pranë stadiumit ‘Dinamo’. Pjesa më e madhe e tyre ishin të punësuara në biznese private, edhe pse takova Andjan, studente e Ekselencës e Fakultetit Ekonomik, e cila edhe pse fitonte në provimet e administratës publike, asnjëherë nuk e merrnin që të punonte për shkak të bindjeve të saj politike. Ajo socialiste ishte, prindërit e saj kishin votuar gjithë jetën për PS-në, por mesa duket nuk ishte trendy si këto të Rilindjes dhe nuk ia hapnin rrugën.

Ajo jo vetëm që e kishte lexuar programin tonë, por edhe e kishte mirëkuptuar dhe kur ne diskutuam teksa flisnim për projektin ‘Nga bebja në bebe’, me gra të moshës sime apo me gjyshe pensioniste, për ta nuk kishte në një farë mënyre kuptim, por kur flasim për të ardhmen e fëmijëve, sigurisht që angazhimi ynë është maksimal.

Pjesa më e madhe e juaj, e rinisë shqiptare, pasi nuk e themi ne, por e thonë shumë studime të ndryshme, duan të largohen nga vendi për shkak të mungesës së punësimit, për shkak të mungesës së një pune të mirë paguar, për shkak edhe të klimës agresive, acide ndaj të rinjve dhe të rejave, për shkak të dhunës psikologjike që ushtrohet ndaj brezit të ri.

Dhe një nga pikat kryesore që ne kemi, 5 prioritetet tona që janë të realizueshme në 5 muaj, fokusohen në fakt e gjitha te rinia. Fokusohet te rimbursimi i shpenzimeve të qytetarëve 5 për qind. Ky do të sjellë një efekt të menjëhershëm në buxhetin e familjeve shqiptare. Dhe projekti ‘Nga bebja në bebe’ ka të bëjë me vizionin e një kombi për tu populluar, për të ulur moshën mesatare, por edhe për ta rinuar popullsinë shqiptare janë dy ekstremet e pesë prioriteteve tona, të cilat përfshihen në një kosto zero në buxhetin e shtetit, përkundrazi rrisin të ardhurat në buxhet por edhe në xhepin e shqiptarëve dhe krijon një shpresë për të gjithë ju që sot jeni votues për herë të parë, por që nesër do të bëheni prindër.

Dje kam takuar disa punonjëse të bankave të nivelit të dytë, të cilat më përgëzuan për programin tonë. Dhe më thanë që në fakt ekonomia shqiptare vajton sepse drejtohet nga mediokër, apo drejtohet nga njerëz që nuk e njohin ekonominë, që nuk janë ekonomistë. Ekonomist bëhet ai që ka dëshirë për të fuqizuar ekonominë e familjes dhe të popullit të vet dhe të gjithë e dimë që politikanët nuk janë ekonomistë, por janë politikanë dhe dëgjojnë ekspertët në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike të qytetarëve.

Dhe në fakt këtë që kemi bërë ne për rimbursimin me 5 për qind të shpenzimeve apo ‘Nga bebja në bebe’, apo taksën e të ardhmes 1 për qind për arsimin, që shkon direkt në buxhetin e arsimit, por edhe krijimin e një infrastrukture më të mirë, kualifikime me të mira për mësuesit, paga më të mira për ta dhe ky është një avantazh shumë i madh sepse nuk e kemi shpikur ne, por e kanë bërë vende të tjera më të zhvilluara.

Ajo që është me rendësi është pozitiviteti që kanë njerëzit dhe fjalët e thjeshta me të cilat është shkruar ky program. Sepse duke rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit, ne kemi mundësi të rrisim pensionet e gjyshërve tuaj. Pensionet dhe pagat nuk rriten pa rritur ekonominë, që shqiptarët të kenë më shumë mundësi për të punuar. Për të pasur profesionistë të aftë për të zhvilluar bizneset e tyre, sepse përndryshe do të ndodhë që ne do të shtrojmë shtatë herë një rrugë, sepse bie një shi dhe në shpenzojmë miliona euro, siç ka ndodhur me rrugën e Borshit.

Ne nuk kemi inxhinierë rrugësh sepse kanë ikur, nuk kemi më inxhinierë nafte sepse kanë ikur dhe i marrim nga shtetet e tjera dhe i paguajmë me paratë e shqiptarëve. Ne nuk kemi më mjek dhe infermierë sepse kanë ikur. Ne nuk kemi më ekonomistë por kemi mediokër që ngatërrojnë fondet e investimit me depozitat bankare, sepse ata kanë ikur.

Prandaj dhe ne ju kërkojmë ju votuesve për herë të parë që të angazhoheni jo thjesht me votën tuaj, por me angazhimin e politikave dhe të jeni gardianët e politikës, në mënyrë të tillë që politikanët dhe partitë politike të mos bëjnë më çfarë të duan, por të jenë të detyruar të jenë shërbëtorë dinjitozë të qytetarëve, e sidomos të votuesve për herë të parë.

Ne si LSI e kemi prioritet rininë, jo vetëm këtë radhë, por e kemi pasur gjithmonë. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën për atë që themi. Dhe nuk e kemi pasur mundësinë për të qenë vendimmarrës le të themi në politikë, por jam e bindur që 25 prilli do t’ia japë shansin Erisës, Floidës e shumë të rinjve dhe të rejave, për të qenë ata vendimmarrës.

Të mbash fjalën, do të thotë tu japësh njerëzve mundësi, duke krijuar hapësira dhe politika të mira për ta. Asnjëri nga këto këtu nuk është as fëmija, as kushërira e Monikës, pjesa më e madhe janë fëmijë intelektualësh në Tiranë, të cilët kanë arritur çdo gjë me meritë.

Edhe Erisa, edhe Floida, edhe Arditi kanë qenë gjimnazistë dhe studentë ekselentë të shkollave të tyre. Pra, mundësitë që ne u krijojmë të rinjve dhe të rejave janë pa fund për tu rritur në politikë. Duke u rritur në politikë, sigurisht që do të bëjnë politika më të mira.

Prandaj ne duhet të ndryshojmë këtë realitet në të cilin vendi ndodhet dhe të punojmë që më 25 prill të ftojmë çdo njeri që të shkojnë të votojnë. Flisni me prindërit, gjyshërit, familjarët, shokët tuaj që të shkojnë dhe të ri pajisen me kartën e re të identitetit për të pasur mundësi kështu që të votojë më 25 prill. E dimë që çmimi është i shtrenjtë, por prandaj ju themi që më 25 prill të shkojmë të ndëshkojmë me votë atë që na rriti çmimin e kartës, që atë ta kthejmë në kartën e rimbursimit 5 për qind të shpenzimeve, në mënyrë të tillë që menjëherë qytetarët ta marrin menjëherë mbrapsht atë që u takon. Ne rrimë gjithmonë me njerëzit në kontakt dhe ky është suksesi ynë.

Ne ishim edhe dje në Njësinë nr.8, së bashkë me Klevin, edhe atje ishte një takim i jashtëzakonshëm. Ne duhet të transmetojmë fuqinë tuaj dhe ju duhet ta ktheni në forcë votën tuaj për t’iu imponuar politikës, në mënyrë të tillë që ata të punojnë për ju. Pse? Sepse sot është momenti, është beteja juaj, një betejë as për katër vjet, as për tre deputetë, është beteja e të ardhmes, është beteja që të fitojë rinia dhe jo oligarkia.

Prandaj ne do të luftojmë për të ardhmen tuaj!

Tags: kryesorelsimonika kryemadhi

Related Posts

Basha zbardh takimin me kryeministrin kroat: Ja lajmi i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill
Politike

Basha zbardh takimin me kryeministrin kroat: Ja lajmi i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill

18/02/2021 , 13:09
Denoncimi i LSI: Skandal! Një i dënuar për një vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti
Politike

Denoncimi i LSI: Skandal! Një i dënuar për një vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti

18/02/2021 , 11:41
Tomorr Alizoti drejtues qarku i PD në Berat, zyrtarizohet Xhelal Mziu për Dibrën
Politike

“Do bëhej qameti…”, PD i përgjigjet Ramës për gjendjen e spitaleve: E do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë lekët te…!

18/02/2021 , 11:33

Recent Posts

  • Arrestohen 6 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen
  • Mungesë prej 7 ditësh në përgjigjet e testeve dhe PCR-ve në Berat, mjekët: Vonesat e përgjigjeve rrezikojnë shëndetin e pacientit dhe…
  • “Vila më është shndërruar në burg”/ Princesha “e zhdukur” e Emirateve të Bashkuara Arabe: Po mbahen peng nga…
  • Janë të lidhur që në Gjermani? Generda bën deklaratën e fortë, flet edhe për rivalen e saj Meri: Kam asin nën mëngë dhe e di që Saimiri do…
  • Basha zbardh takimin me kryeministrin kroat: Ja lajmi i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill

Kategorite

  • Aktualitet (1,849)
  • Bota (1,839)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (115)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (611)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (595)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (113)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,141)
  • Politike (737)
  • Rajon (167)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (412)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (368)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!