Connect with us

Aktualitet

Media e huaj rendit plazhet më të mira për vitin 2022

Published

on

Plazhi i Gjipesë
Plazhi I Gjipesë është i shtrydhur në mes shkëmbinjve të lartë, gjë që ju jep ndjesinë e të qenit në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh të rregullt.

Uji në Gjipe është kristal dhe ka ngjyrë të mahnitshme. Aventurierët gjithashtu mund të gjejnë disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit si dhe shpella.

Grama
Një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri, Grama Bay e bën një ditë të pabesueshme dhe është një udhëtim popullor ditor nga qyteti i Vlorës.

Për në Gramë, është më mirë të shkohet me anije, megjithatë, Alpinistët mund të shijojnë një shëtitje prej shtatë orësh për të shkuar. Kampingu lejohet, por sigurohuni që të keni ujë, ushqim dhe nevoja të tjera, pasi Gjiri i Gramës është i izoluar dhe i paarritshëm.

Dhermiu është i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë e saj tradicionale prej guri. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë turistë skandinavë kanë gjetur rrugën e tyre këtu.

Drimadhe
Vetëm pas një udhëtim të shkurtër nga Dhermiu, vizitorët mund të shijojnë plazhin më të izoluar dhe më pak të mbushur me njerëz, atë të Drimadhes.

Plazhi i Livadhit
Nëse jeni duke vizituar Himaren, atëherë ju nuk duhet të humbisni Livadhi Beach.

Plazhi i Livadhit është një nga plazhet më të gjata të rajonit dhe është i njohur për ujërat e thellë me ngjyrë blu si dhe për pemët e ullirit përreth.

Borsh
Borshi ka një nga plazhet më të gjatë në bregun e Detit Jon. Borshi është i famshëm për plazhin e saj me ujra të kaltër.

Plazhi është 7 km i gjatë dhe ende është i paprekur nga turizmi masiv. Aty mund të shkoni lehtë me autobuz, taksi ose makinë, nga Saranda dhe Himara.

Plazhi i Lukovës

Plazhi i Lukovës është një nga plazhet më të famshme shqiptare përgjatë Rivierës dhe është një nga plazhet më të mirë në Shqipëri. Ai është e rrethuar nga gjelbërimi dhe uji kristal i qartë blu.

Plazhi I Pulebardhës.
Një plazh i bukur në mes Sarandës dhe Ksamilit. Ai është e vendosur në veri të Ksamilit.

Mango Beach
Një plazh popullor në Sarandë i cili ka të gjitha lehtësitë që ju duhen për një pushim të mrekullueshëm. Saranda është gjithashtu një bazë e shkëlqyer për të eksploruar Shqipërinë e Jugut. Aty ka  shumë hotele dhe restorante me çmimeve të ndryshme.

Plazhi Pasqyrave
Eshtë një perlë e fshehur për shumicën e pjesëve të vitit, por në muajin gusht, këtu tentojnë të vijnë shumë tnjerëz. Aty  është shumë e lehtë të shkosh nga Saranda dhe Ksamili, qoftë me autobus ose me taksi.

Ksamili
Në Ksamil ka disa plazhe, kështu që ju nuk do ta keni problem të gjeni një vend të bukur e me rërë. Ksamili është me të vërtetë një parajsë në Evropë, një destinacion tjetër popullor në rajonin e Mesdheut. Koha më e mirë për ta vizituar është ose në maj ose në fillim të qershorit ose pas verës në shtator.

Plazhi Palasës
Një plazh natyror me uji të kaltër e i mahnitshëm. Plazhi i Palasës ndodhet në veri të Himarës dhe plazhit të Drimadhes. Ai është ende i paprekur dhe nuk ka shumë ndërtesa. Ai është gjithashtu i famshëm për klabet dhe jetën e natës

Durrësi
Durrësi është një nga destinacionet më të njohura të plazheve në Shqipëri dhe shtëpia e një prej plazheve më të populluar. Durrësi  është vetëm 40 minuta me makinë nga kryeqyteti shqiptar, kështu që përveç turistëve ndërkombëtarë, është gjithashtu destinacion popullor për banorët gjatë verës.

Plazhi i Jalës
Jale është një tjetër destinacion popullor i plazheve shqiptarë, sidomos gjatë verës. Ky destinacion ndodhet në mes të Dhërmës dhe Himarës.

Rana e Hedhun
Një nga plazhet më unikal në Shqipëri. Rana e Hedhun është shtëpia e disa dunave mbreslënëse të rërës që ndodhen në shpatet e malit. Rana e Hedhun

Ndodhet afër Shëngjinit dhe është rreth 1.5 orë me makinë nga Tirana. Falë një rruge relativisht të re, Rana e Hedhun tani është lehtësisht e arritshme nga rruga.

Aktualitet

Skandal/ Pronari tenton të godasë me thikë klientin

Published

on

By

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve.

 

Video që po shihni është xhiruar në një restorant ën Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.

Ende pa kaluar dhimbja që përjetuam ditën e martë, ku skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase përplasi për vdekje në breg të detit 7-vjecaren Jonada Avdia, një tjetër ngjarje mund të ishte kthyer në tragjedi, siç është rasti i restorantit në Sarandë.

Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.

Continue Reading

Aktualitet

‘Nuk ka kontroll’, pushuesit: Motorët lëvizin me shpejtësi

Published

on

By

Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët

Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

“Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”

“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.”

“Mirë nuk është po varet sa  tolerojnë këtu. Tash çfarë të bëjmë, jetojmë në Shqipëri.”

“Aman motorët po, kanë zhurmë, prishin dhe ajrin.”

Ka edhe nga ata që i kanë parë me kujdes dhe thonë se mjetet lundruese nuk I afrohen bregut.

“Një ditë është afruar më shumë po menjëherë ka ndërhyrë policia dhe e ka thir dhe i kanë marrë motorin.”

“Këtë herë më e siguruar. S’po na lejojnë me u zhyt, se duhet me u rujt.”

Ankohen edhe për mungesën e rojeve bregdetare.

“Këtu afër meje, nuk shof. I shof kubinat ku janë të vendosur aman nuk i kam pa. duhet normal, prandaj është i obliguar ai persona “

“Duhet me pas sepse ka njerëz qe nuk dinë not.”

“Nuk më ka thënë njeri që këta janë shpëtimtar.

“Nuk kam parë herët është hala. “

“Po duhet të ketë se ka fëmijë shumë.”

Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik.

Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur rregullat./abcnews.al

Continue Reading

Aktualitet

Rritja e çmimeve/ BSH: Qeveria tjetër paketë suporti

Published

on

By

Qeveria duhet të mbështesë  me një tjetër paketë familjet me të ardhura të pakta për të kompensuar rritjen drastike të  çmimeve. Ky është rekomandimi i Bankës së Shqipërisë  në një kohë që në vend po regjistrohen çmime rekord të produkteve ushqimore.

Banka Qendrore thekson se rritja e inflacionit është një shqetësim serioz dhe në  pjesën e mbetur të vitit parashikohet që  të forcohet edhe më shumë.aktualisht  në vend nuk po zbatohet asnjë subvencion për pensionistët dhe familjet në nevojë pasi paketa e miratuar  nga qeveria ku pensionistët përfitonin 3 mijë lekë  ka përfunduar në muajin qershor.

“Rritja e inflacionit është padyshim një shqetësim serioz për familjet shqiptare, dhe sidomos për ato me të ardhura të pakta.Një paketë e dytë suporti do të ishte – natyrisht – e dëshirueshme për familjet shqiptare. Megjithatë, mundësia e aplikimit dhe formati i saj duhen akomoduar brenda kufizimeve të buxhetit, jo thjesht të vitit aktual por edhe atij të vitit të ardhshëm, për të mos dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Sa më sipër, i takon qeverisë shqiptare të bëjë analizat dhe të ndërmarrë masat e duhura, në interes të shpërndarjes sa më të drejtë të kostove të kësaj goditjeje dhe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.”

Shtrenjtimi  i  çmimeve  në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë parashikohet të ndikojë edhe në ecurinë ekonomike në vend.

“Për nga vetë origjina e goditjes, nivelet e larta të inflacionit kanë një ndikim negativ mbi ritmin e rritjes ekonomike. Sikundër e kemi theksuar, rritja e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2022 ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para në tregjet botërore gjatë këtij viti. Shqipëria, si një importues neto i një pjese të madhe të këtyre produkteve, do të detyrohet të paguajë një faturë më të lartë importi, sidomos për ato produkte të cilët nuk kanë zëvendësues në ekonominë tonë. Kjo nënkupton edhe një nivel relativisht më të ulët shpenzimesh për mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, gjithnjë në raport me situatën e mungesës së goditjes.”

  Në vlerësimet aktuale Banka e Shqipërisë  parashikon se rritja ekonomike për vitin aktual pritet të jetë rreth intervalit 3.5 – 4%. Më tej, për dy vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje rreth nivelit 3%.

Continue Reading

Aktualitet

Dy të rinj ngacmuan gra të martuara, sherr me burrat

Published

on

By

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike, me dy grupet respektive që kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

 

 

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 06.08.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING