Politike

‘Mediat po bëjnë aleancë me partitë e rublave’

Rama: Mediat që dezinformojnë bëjnë aleancë me partitë e rublave, nxjerrin deklarata banale pa pikë turpi

Edhe kësaj here nga Mollasi, Rama u shpreh se disa media janë financuar nga partitë e rublave, pra nga PD, siç e cilëson kreu i qeverisë. Rama u shpreh se disa media nxjerrin deklarata banale të cilat janë të pabaza.

‘Influenca e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur problemin e financimeve ruse në PD na thanë janë shpifje, po dolën. Dhe ta dini që është vetëm maja e Ajsbergut. Ajo është një aleancë rublash të cilat u bëjnë pasqyrë disa media që bëjnë deklarata nga banalet. Ikën 700 mijë shqiptare dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit. Duke e ditur mirë që nuk përkojnë me vitet. Po, kujt t’ia thuash. Gjithsesi ju uroj suksese në punën tuaj.’- tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version