Politike

Mediu kritika Rithemelimit për kaosin në Kuvend: Veprim rutinë, s’ka përfitim

Deputeti Fatmir Mediu, njëkohësisht kryetar i partisë Republikane që i është bashkuar së fundmi asaj që njihet si ‘federata opozitare’, ka kritikuar Rithemelimin sa i takon kaosit të krijuar në Kuvend dhe në komisionet parlamentare.

I ftuar në një intervistë, Mediu tha se veprime të tilla që tashmë janë bërë rutinë, nuk japin produktivitetin e duhur.

“Opozita duhet të ndërtojë një aksion parlamentar për të krijuar një raport me qytetarët jo me qeverinë. Cdo veprim që kthehet në rutinë nga ana e opozitës kthehet në kundërproduktiv”- tha Mediu.

Më tej sa i takon komisionit për Reformën Zgjedhore, Mediu tha se pavarësisht se Enkelejd Alibeaj nuk duhet të jetë bashkëkryetar si përfaqësues i opozitës, rëndësi ka që të ketë konsensus për thelbin e kërkesave të opozitës mbi kodin zgjedhor.

“Nuk duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar por është e rëndësishme të ketë konsensus për thelbin. Për listat e hapura, duhet ta kthejmë në kushtetutshmëri parlamentin. Qytetarët janë shumë më të mençur sesa politikanët. Për të vazhduar më tej me votimin elektronik, nuk ka asnjë kosto që nuk ia vlen të mbulohet për të pasur zgjedhje të ndershme”- theksoi Mediu.

Ndërsa sa i takon Amnistisë Penale, projektligj për të cilin PD ka deklaruar se do ta votojë vetëm nëse rikthehet versioni fillestar i propozimit, ndërsa Rithemelimi ka vendosur kushte, Mediu tha se duhet hequr çdo lloj manipulimi politik mbi një draft-ligj të tillë.

TRENDING

Exit mobile version