Aktualitet

Mediu pas seancës në GJKKO: S’ka dëshmitarë që të më fajësojë, kam zbatuar ligjin

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu tha pas daljes nga GJKKO se deri më tani asnjë nga dëshmitarët e thirrur nuk ka dhënë asnjë fjalë që të fajësojë atë si ministër në kohën kur ka ndodhur ngjarja e Gërdecit.

Ai tha se veprimet e tij dhe aktet e nxjerra prej tij kanë qenë në përputhje me ligjin.

“Dëshmiarët janë thirrur nga prokuroria për të provuar fajësinë e ministrit. Nuk ka asnjë dëshmitarë deri më tani që të ketë thënë qoftë edhe gjysmë fjale për veprimtari të parregullt administrative apo ligjore të ministrit.

Argumenti tjetër është se përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike, çmoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri ka qenë në përputhje me ligjin ,me VKM-në dhe detyrimet ndërkombëtare.

Çdo akt që është nxjerrë ka qenë në shërbim të interesit të sigurisë së vendit për demontimin e municioneve. Sa i takon thirrjes së dëshmitarëve , mendoj se ky është një detyrim i prokurorisë që dëshmitarët e thirrur të bëjnë të mundur të jenë prezentë”,-tha Fatmir Mediu.

Si dëshmitar i kërkuar nga SPAK u paraqit në seancën e sotme edhe Dritan Minxholli ish-drejtori i fabrikës së demontimit ne Gërdec, i cili nuk pranoi të dëshmonte.

TRENDING

Exit mobile version