Aktualitet

Megaoperacioni i antidrogës, momenti kur shoqërohet në polici 1 prej 200 te arrestuarve

Kjo video tregon momentin e arrestimit të një prej personave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendin tonë, të siguruar nga ‘Balkanweb’.

Në sajë të këtij megaoperacioni ku u arrestuan mbi 200 persona, shihet një i ri i arrestuar, me pranga në duar, ndërsa kundërshton ndalimin.

Sot është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 200 persona gjatë një operacioni antidrogë në Shqipëri. Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Mes të arrestuarve është edhe një polic, Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP për këtë procedim.

Po ashtu mësohet se pas hekurave ranë dhe shtetasit Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Polici akuzohet për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, trafik veprash arti dhe shpërdorim dhe përkrahja të autorit.

TRENDING

Exit mobile version