Aktualitet

MEK në Manzë/ Burime nga policia: 1 i vdekur nga arresti kardiak

Prej mëngjesit të sotëm (20 qeshor) forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Burime thanë se janë ushtruar kontrolle të imtësishme, në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë 2 persona brenda kampit e ka plagosur 100 të tjerë. Sipas tyre ai ka humbur jetën pasi është hedhur shumë gaz lotsjellës. Por policia shqiptare thotë se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.

Kontrollet në kampin e MEK, burime: Një 65-vjeçar vdiq nga arresti kardiak

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në kampine MEK në Manzë të Durrësit. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se trupi i tij po dërgohet për ekspertizë.Reagim i Ministrisë së Brendshme
Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.

 

TRENDING

Exit mobile version