Pinknews

Melisa – Fatonit: “Të dua shumë, të lutem më kërko” Melisa zbulon se çfarë është Fationi për të (FOTO)

Të gjithë konkurrentët e “Për’puthen” ishin të shtunën të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku dhanë shumë spektakël.

E tani moderatorja e njohur, Luana Vjollca, e ka bërë traditë që pas programit t’ju bëjë edhe një tjetër intervistë të ftuarve të saj në “AfterParty”. Intervistat i gjeni në kanalin e saj në “Youtube”.

Melisa ka dhënë përgjigjet e saj dhe është ngacmuar shumë me pyetjet që i kanë bërë. Asaj i kanë thënë që të plotësojë fjalinë: “Fationi për mua është…” dhe ajo ka thënë “një pëlqim”.

Ndërkohë kur i kanë thënë që të plotësojë fjalinë “Sindit i them”, Melisa thotë shkurt: “Të zhduket”. Gjithashtu ajo tha se do të largohet nga “Për’puthen” vetëm nëse gjen dashurinë e jetës.

Më pas ajo u pyet se çfarë do t’i thoshte mashkullit të “duhur” i cili po e sheh tani, dhe Melisa shprehet: “Të dua shumë, të lutem më kërko”.

intervista e plotë:

Puthje apo përqafime?

Përqafime

Trëndafila apo diamante?

Diamantet dua ti blej vete, trëndafilat le të mi japin

Shok me ish-të dashurin apo armik i betuar?

Jo, shok

Më mirë mashkull të virgjër apo me shumë eksperienca?

Me eksperiencë, nuk është limit por nuk e dua të virgjër.

Seks pasionant apo dashuri me përqafime?

Dashuri me përqafime

Plotëso fjalinë: Fationi për mua është…

Një pëlqim

Plotëso fjalinë: Sindit i them se…

Mund të zhduket

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version