Kosova

Memli Krasniqi vesh kostumin e Kurtit në Amerikë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se forca politike që ai drejton, i mbetet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi dhe kjo e fundit, sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjelltë.

Sipas tij, një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjelltë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës kryetari i Partisë Demokratike kritikoi kryeministrin e Kosovës për mungesë koordinimi me SHBA-të, duke e cilësuar qëndrimin e zotit Kurti mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng.

Por nuk vonoi dhe Memli Krasniqi u shfaq I veshur me ‘kostumin’ e Albin Kurtit kur tha se Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme, e cila duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë. Sipas tij, PDK me këtë qëndrim i ka lehtësuar peshë kryeministrit Kurti

“Ne nuk e mbështesim në asnjë mënyrë kërkesën që Asociacioni të jetë i ndarë prej marrëveshjes së përgjithshme, sepse edhe kur është nënshkruar si marrëveshje bazë, në vitin 2013 dhe më gjerë më 2015-ën, është konsideruar si një nga veprimet që do të bëhet në kuadër të arritjes së marrëveshjes së përgjithshme, që do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB” – tha Krasniqi.

I pyetur nëse është i pranueshëm për të propozimi franko-gjerman për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, kreu i LDK u shpreh:

Për  versionin actual që është edhe origjinali, kam patur vërejtje të shumta dhe nuk kam konsideruar që mund të arrihet një zgjidhje afatgjatë me atë document dhe se pa njohje të ndërsjellë, asnjë marrëveshje nuk i ofron Kosovës stabilitet”

TRENDING

Exit mobile version