Pinknews

Menduat se u largua nga muzika? Enca na paralajmëron…

Enca i ka munguar publikut shqiptar prej kohësh. Ajo nuk ka publikuar këngë të reja që prej vitit 2021, por nëse keni menduar se do të largohej nga tregu u muzikës e paskeni pasur gabim. Duket se Enca do rikthehet këtë vit në muzikë e jo me një projekt por me disa. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se do të sjellë këngë të reja.

E veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe një filxhan me kapuçino në duar, Enca shkruan:

“E reja e fundit është që artistja juaj e preferuar po rikthehet me ca muzikë fantastike”.

Ndërkohë në InstaStory, ku ka ripostuar foton ajo shton “Muzikë nga Enca së shpejti?”

 

TRENDING

Exit mobile version