REAGIM

Meqënëse kemi tru, le ti përdorim

Meqënëse kemi tru, le ti përdorim
Koperniku, Galileu, Njutoni nuk kishin kompjuterë, nuk kishin makina llogaritëse. Ju mendoni se Eratostheni e llogariti perimetrin e tokës falë shkopinjve të thjeshtë që bëjnë hije. Sot, megjithatë, pa një makinë llogaritëse,  fëmijët dhe të rriturit vihen në krizë.
Por ndoshta  burrat e siperpermendur ishin gjeni? Ata kishin dy sy, dy veshë, një kokë me tru si ne. Ata nuk ishin ndryshe nga ne. Ata dëgjonin, vëzhgonin, mendonin, kjo është e gjitha.

Ja çfarë i bënë ata të jenë gjeni, ja sekreti i inteligjencës së tyre.

“Të lexosh brenda”, nga latinishtja intus (brenda) dhe legere (lexim), kjo do të thotë ‘të lexosh me inteligjencë, do të thotë t’i shikosh gjërat, jo në sipërfaqe, me nxitim, me pasivitet, por të shikosh brenda tyre, të shikosh përtej për të kuptuar aspektet e fshehura, ato më pak evidente.
E mbani mend se si kryheshin dikur kërkimet? Ne morëm enciklopedi të vjetra, i shfletuam, i lexuam, i krahasuam. Ishte një punë e gjatë, e lodhshme, kurse sot mjafton vetëm një klikim. Çfarëdo që të kërkoni, mund ta gjeni në Google. Dëshironi të dini se në cilin vit u zhvillua një betejë e caktuar? Kush e shpiku gramafonin? Cili është emri i njeriut që pikturoi… ?
Sot falë internetit gjithçka është më e thjeshtë, më e lehtë, e menjëhershme. Është gjithashtu shumë më komode, apo jo? Ndoshta, por pikërisht gjatë këtij procesi leximi, krahasimi, hulumtimi ka lindur diçka, diçka që mungon sot: sensi kritik. Kur lexojmë një gazetë, dëgjojmë një transmetim dhe papagallëzojmë atë që kemi lexuar, dëgjuar, në fakt ne nuk po mendojmë. Ne nuk po mendojmë dhe pikë. Ne thjesht dëgjojmë mendimet dhe fjalët e menduara nga trutë e tjerë. Ne huazojmë trurin e tyre dhe bëhemi vetë tru të huazuar.

 

 

TRENDING

Exit mobile version