Kosova

Mercenar i paguar nga krimineli Vuçiç/ Politikani serb kapet me Grenell-in

Politikani serb, njëherazi edhe kryetar i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas komenteve të rënda që ish emisari amerikan Richard Grenell shkuan në drejtim të tij.

Ky i fundit, dje tha se gjermanët në përgjithësi janë në anën e gabuar të historisë, pasi që ata po e mbështesin Kurtin, të cilin ai nuk hezitoi ta quaj fashist

Sanduloviç ka reaguar ashpër ndaj këtij postimi, duke thënë se Grenell është mercenar i paguar dhe është blerë nga presidenti serb, Aleksander Vuçic.

“Ju Richard Grenell jeni një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj. Ju jeni i blerë nga krimineli i luftës Aleksandar Vuçic që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake” – ka shkruar Sandulovic.

Pas ketij komenti të forte, Grenell I nervozuar u përgjigje duke replikuar me kercenimin: Do të të duhet një avokat I mire për këto që the Sanduloviç

Por përplasja nuk u ndal me kaq

“Ooops! Te godita ne qender zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bë për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI të mos ju arrestojë më pare” – ishte përgjigjia e politikanit serb

TRENDING

Exit mobile version