Bota

Merkel në samitin virtual të OKB-së: Ka një dritë në fund të tunelit

GJERMANI- Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka thënë se pandemia e Covid-19 mund të kapërcehet vetëm me një veprim global. Në samitin virtual të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ajo është shprehur se pandemia e ka treguar shumë mirë rëndësisë e OBSH-së, që duhet të forcohet si institucion. Më tej ajo ka deklaruar se  virusi i SARS-COV 2 mund të mposhtet nëse ka një bashkëpunim të fortë mes vendeve të botës.

“Pandemia tregoi rëndësinë e OBSH-së si një institucion që duhet të forcohet. Përkundër të gjitha vështirësive të hasura këtë vit, ka një dritë në fund të tunelit. Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më i fortë nga kjo pandemi në lidhje me sfidat dhe krizat e ardhshme dhe, për këtë qëllim, ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar”, theksoi Merkel.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 65,560,680 persona me Covid, ndërsa 1,512,256 të tjerë kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version