Kronike

“Merma jetën o Zot!”/ Shpërthimi në Lushnje i mori jetën babait dhe të birit, e afërmja e viktimave shpërthen në lot

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë. Një e afërme e viktimave ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit.

“Merma jetën o Zot”, dëgjohet në video e afërmja teksa mbahet nga dy persona.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lusnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi.

TRENDING

Exit mobile version