Aktualitet

Merren masa strikte në Itali/ Vendi në “shtetrrethim” pas orës 22:00, shkollat dhe çdo gjë tjetër drejt mbylljes.

Shtetrrethim mbas orës 22 dhe mësim në distancë në shkollat e mesme. Janë këto masat e reja që po arsyetohen dhe diskutohen nga qeveria italiane, në përpjekjen për të evituar numrin e madh të infektimeve dhe për ti vënë fre shpërndarjes së virusit Covid-19.

Kryeministri italian Giuseppe Conte bëri një thirrje të re për italianët: “Të respektojmë dispozitat e reja, të ndjekim rekomandimet, sepse kështu i bëjmë një nder të madh vendit tonë…’Janë këto fjalët që zbulojnë shqetësimin e madh për përhapjen e infeksionit dhe frikën që masat e sapo filluara nuk janë të mjaftueshme për të shmangur më të keqen, e cila për Conte do të thotë një tjetër bllokim kombëtar.

Në bisedat konfidenciale në Këshillin Europian, kreu i ekzekutivit italian nuk bëri asgjë tjetër, por e përsëriti: “Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme, pikërisht në një moment, që ekonomia po tregon shenja të rimëkëmbjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version