Kosova

Mesazhe HELMUESE, mediat për urrejten serbe për Kosovën dhe Srebrenicën

“Obsesioni tashmë jo i shëndetshëm i liderëve të Serbisë fqinje me Rezolutën për Srebrenicën, e cila do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka arritur në një nivel patologjik ku Aleksander Vuçic dhe politikanë të tjerë nuk mund të shfaqen pa kritikuar Rezolutën” – keshtu shkruan portali i Sarajevës ‘Klix.’

“Mendoj se është me rëndësi vendimtare për popullin e Serbisë që ne të bëjmë punën tonë, të luftojmë, shanset tona nuk janë të mëdha, kemi fuqitë më dominuese perëndimore kundër nesh. Të gjithë janë sponsorë të asaj rezolute’-  tha Vuçiç në një intervistë në Televizionin serb

“Por ne kemi marrë një qëndrimi zyrtar, se do të lobojnë dhe se do të luftojnë kunder asaj resolute” – ka theksuar presidenti serb.

Rezolutën për Srebrenicën e ka komentuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë dhe bashkëpunëtor i parë i Sllobodan Milloshevicit, Ivica Daçiç.

“Unë mendoj se është duke u hapur kutia e pandorës për të gjitha llojet e rezolutave. Është ironike dhe cinike që gjermanët dhe turqit po bashkësponsorizojnë një rezolutë për gjenocidin. Çfarë mund të thonë qytetarët e vendit tonë kur ne ishim dëshmitarë dhe viktima të gjenocidit që na bënë gjithë këto vite” – ka deklaruar Dacic dhe përmendi edhe Namibinë dhe krimet e Gjermanisë gjatë kolonializmit.

“Daçiq sërish e ka mohuar gjenocidin, me argumente që janë kontestuar prej kohësh”- ka theksuar ‘Klix”.

TRENDING

Exit mobile version