Kosova

Mesazhet nga Parisi dhe Gjermania e Britania si gurët e çmuar të Kosovës

Industria ushtarake, prodhimi i energjisë dhe sektori i IT, janë një fushë e madhe dhe jashtëzakonisht e rëndësishme në të cilën Franca dhe Serbia do të zhvillojnë fuqishëm një partneritet strategjik në periudhën e ardhshme, dhe lidhjet e ngushta ekonomike midis dy vendeve do të ndikojnë gjithashtu në një cilësi të re të mirëkuptimit politik, i cili për Beogradin është i një rëndësie të paçmueshme, para së gjithash për shkak të sfidave të mëdha në lidhje me Kosovën dhe Republikën Srpska.

Përafërsisht, ky do të ishte një nga konkluzionet më të rëndësishme të vizitës së përfunduar së fundmi të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Francë, ku u prit nga lideri aktualisht më me ndikim në Europë, Emmanuel Macron.

Qëndrimet e vështira dhe të njohura të Perëndimit ndaj dialogut Beograd-Prishtinë, për përgjegjësinë e “të dyja palëve”, Banjskës dhe domosdoshmërinë e zbatimit të planit nga Ohrit, të cilin Macron edhe një herë e prezantoi si pikënisje, presidenti Vuçiç me mjeshtëri e ktheu para kamerave në kundërargument dhe i shpjegoi kolegut të tij francez se ku qëndrojnë problemet dhe se për to përgjegjes eshte kryeministri Albin Kurti.

Nëse ka qenë thjesht një përsëritje protokollare e pritur e mantrës zyrtare perëndimore për Kosovën, nuk mund ta dimë me siguri, por ajo qe u pa ishte se Macron lëshoi breshëri akuzash ndaj Vuçiçit. Se si pati qene biseda me dyer të mbyllura dhe sa mund të pritet nga Franca në afat të shkurtër në aspektin e afrimit të qëndrimeve të ndryshme politike me Serbinë, këtë mbetet ta shohim gjatë muajit maj kur dhe do vendoset për pranimin e Kosovës në KiE. Gjithsesi presidenti francez u pajtua me homologun serb për formimin e Unionit të Komunave Serbe, si kushti mi i rëndësishëm për qeverinë e Kosovës, që është obligim sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, dhe se si do të votojë Franca në muajin maj për Kosovën, mbetet për tu parë. Do të flitet shumë, në kohën që do të vijë, se çfarë do sjellç “lidhja e një varke serbe me një anije të madhe franceze”.

Ajo që është e qartë është se Serbia ka nevojë për mbështetje në mesin e vendeve më të rëndësishme të Evropës Perëndimore, dhe kjo mbështetje, është gjithashtu e qartë, nuk mund të vijë nga Berlini dhe Londra në kuptimin politik.

Prania e ekonomisë gjermane në Serbi është shumë e fortë, është mënyra dominuese e ndikimit të këtij vendi, por ajo, së bashku me Britaninë e Madhe, ka disa bastione të tjera në Ballkan dhe të dyja vendet sigurisht janë të interesuar për shtrirje të gjerë në rajon dhe për ti vënë pengesa Parisiti zyrtar.

Historiani dhe analisti politik Srđan Graovac pajtohet se vizita e Vuçiqit në Paris, në mënyrën se si u organizua dhe per temat që mbizotëruan ne bisedime, ka një rëndësi të madhe për të dyja palët.

Nga ana tjeter, sociologu Vladimir Vuletiç theksoi se partneriteti dhe marrëdhëniet e ngushta mes Serbisë dhe Francës kanë ekzistuar edhe më herët, por është e rëndësishme që tani ato do të realizohen në praktikë duke forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe të sigurisë.

“Mirëpo, duhet të kemi parasysh se nuk duhet të kemi iluzione, se kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e perendimit ndaj Serbisë brenda natës, se tani do të miratohen të gjitha dëshirat dhe ambiciet serbe, se tani Franca do t’i kundërvihet Amerikës dhe Gjermanisë” – potencoi Vuletiç.

TRENDING

Exit mobile version