Sport

Messi në stol, tifozët në Hong Kong kërkojnë paratë e biletës së stadiumit mbrapsht

Tifozët e zemëruar në Hong Kong kanë “shkundur” klubin e Inter Miami gjatë një miqësore parasezonale, sepse Leo Messi nuk luajti.36-vjeçari argjentinas, i cili kishte pësuar një lëndim, u la në stol në ndeshjen ku Inter Miami mposhti skuadrën nga Hong Kongu 4-1 përpara afro 40 mijë tifozësh.Në pjesën e dytë, thirrjet “ne duam Messin” dhe për një rimbursim u bënë më të forta ndërsa kapiteni i Argjentinës vazhdoi të shihte ndeshjen nga pankina.

David Beckham, i cili u përpoq të falenderonte tifozët për mbështetjen e tyre, u mbyt gjithashtu nga ofendimet. Stadiumi pothuajse i mbushur kishte 38,323 tifozë, të cilit kishin paguar mbi 117 euro për një biletë.Qeveria e Hong Kongut tha se Tatler Asia, e cila organizoi ndeshjen, mund të përballet me një shkurtim të fondeve.

Për shkak të mungesës së lojtarit, “qeveria, si dhe të gjithë tifozët e futbollit, janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me rregullimin e organizatorëve. Organizatori duhet të japë një shpjegim për të gjithë tifozët e futbollit”, tha komisioni i ngjarjeve të mëdha sportive.Komiteti tha se kishte ndarë 15 milion HK $ (1.76 milion €) për ngjarjen së bashku me një grant prej 1 milion HK $ (110,000 €) për vendin.

Në një deklaratë, organizatorët thanë se nuk kishin informacion për Messin apo Suarez që nuk merrnin pjesë . “Nëse do të kishte një mënyrë që ata të luanin qoftë edhe për pak kohë, ne do ta bënim atë, por kishte shumë rrezik”, shpjegoi Gerardo Martino për dy lojtarët.

TRENDING

Exit mobile version