Legjenda braziliane Pele mendon se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është më i mirë se rivali i tij historik, Lionel Messi.
Messi dhe Ronaldo ka qenë të pandalshëm në dekadën e fundit duke thyer gati çdo rekord të mundshëm në botën e fubollit dhe duke dominuar në mënyrë absolute mbi lojtarët e tjerë. Megjithatë, Pele mendon se portugezi është më i mirë për shkak vazhdimësisë që ka.
“Lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo. Mendoj që është më i miri për shkak të vazhdimësisë, por nuk duhet të harroni dhe Messin. Ai nuk është sulmues, por shënon gola pafund,” u shpreh Pele.