Connect with us

Aktualitet

Meta dhe Osmani në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut

Published

on

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e sotme ndodhej në Kosovë ku së bashku me Presidenten Osmani morën pjesë në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut. Presidentja Osmani tha se në këtë përvjetor është koha të rikujtojmë pjesëmarrësit e Kuvendit. Sipas Osmanit, Kuvendi i Junikut u mbajt në një moment vendimtar për Shqipërinë prandaj hyn në rrjedhën e ngjarjeve të rëndësishme historike.

Osmani: Kuvendi i Junikut shënon jo vetëm një datë historike, por një pikë orientimi për veprime kulturore. Ai shërbeu edhe si udhë-rrëfim për shumë vajza që dhanë jetën për Atdhe. Përkushtimi dhe trimëria e pjesëmarrësve të Junikut janë pikë reference e vazhdueshme nga e cila duhet të mësojë secili prej nesh. Ne duhet të kujdesemi që trashëgimia politike e këtij Kuvendi të shërbejë si udhërrëfyes për veprimin politik të këtij vendi. Vetëm duke vlerësuar të kaluarën ne mund ta ndërtojmë të sigurt të ardhmen tonë.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh se çdo shqiptar krenohet me veprën e madhe dhe të lavdishme të burrave të Kombit të cilët para 110 viteve lëshuan kushtrimin në Junik për liri.

Meta: Para 110 viteve në Kuvendin e  Juniku t, 250 burra të pendës dhe të pushkës, me në krye Hasan Prushtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin dhe shumë patriotë të tjerë për 4 ditë dhe net debatuan dhe diskutuan për fillimin e një kryengritje të përbashkët në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e trojeve kombëtare. Në atë Kuvend, u lidh besa për çlirimin e trojeve shqiptare. Kuvendi i Junikut paraqiti platformën e pastër për çlirim. Treguesi i qartë ishin 12 pikat e programit të dalë nga Kuvendi i Junikut. Kuvendi i Junikut i parapriu këtij projekti madhor, kombëtar dhe pati kontribut të rëndësishëm për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Sot pas 110 vitesh kemi shumë arsye, e të jemi mirënjohës atyre patriotëve që treguan në kohë të vështira largpamësi dhe i dhanë dritë një projekti të rëndësishëm kombëtar. I gëzohemi Shqipërisë si vend anëtar në NATO. Ne i gëzohemi më së shumti të sakrifikuarës së madhe 110 vjet më parë, Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, vend model. Ajo ecën e sigurt drejt integrimeve në institucionet ndërkombëtare. Ne jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë. Jemi për fqinjësi të mirë për fqinjët tanë, pa paragjykime. Po kështu kemi treguar se jemi të hapur me të tjerët, por edhe më të bashkuar me njëri-tjetrin. Ne ndodhemi para sfidave të mëdha, e ato sfida duhet t’i pranojmë. E përjetshme vepra e atdhetarëve tanë këtu në Kuvendin e Junikut. Rroftë populli shqiptar, suksese Kosovës dhe Këshillit të Evropës

Aktualitet

60% e shqiptarëve s’bëjnë dot 1 javë pushime

Published

on

By

Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta. Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon.

Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.

Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 % e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.

Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18% të popullsisë së Shqipërisë (nga 14% në 2020).

Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.

Vetëm 10% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.

Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91% të të anketuarve.

58% e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39% të cilët e kanë të pamundur.

Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29% të qytetarëve, ndërsa 23% nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.

21% kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18% i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34% të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64% nuk e konsideronin është problem.

Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13% e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12% nuk mund të përballonin furnizimet bazë.  pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.

Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79%) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.

Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87% të popullsisë, ndërsa 12% e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39% e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.

Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19% nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.

83% mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88%) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit.  Ngjashëm me fqinjët e saj, 44% e serbëve ka vështirësi me pushimet./MONITOR

Continue Reading

Aktualitet

DEA amerikane vjen në Shqipëri, luftë ndaj…

Published

on

By

Hapja e filialit të DEA-s në Shqipëri, fokus lufta ndaj trafikut të kokainës.

NTV.AL mëson se zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë në lidhje me zyrën qendrore në Athinë.

Në 6 muajt e parë të 2022 DEA informacion policisë shqiptare për 4 operacione. Zyrtarët e DEA-s do jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle në të gjitha pikat kufitare

Lajmi ne perditesim

 

Continue Reading

Aktualitet

Tiranë-Durrës, rritet sërish çmimi i biletës

Published

on

By

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. NTV.AL  mëson se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë.

Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin turistik të verës është edhe më i lartë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.

Në kuadër të masave të marra në Paketën e Rezistencës Sociale, qeveria vendosi 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Continue Reading

Aktualitet

Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë

Published

on

By

TIRANË- Rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë publikuar. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16%, ndërsa nota mesatare është 7.52. KËTU mund të shihni notën tuaj.

Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë, reagon Ministria e Arsimit: Nuk pati gabime shkencore! Testi u hartua sipas niveleve të vështirësisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar për kundërshtimet që kanë pasur matureantët për testin e biologjisë duke i dhënë dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura. Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.

Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Sipas saj, nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

“Të dashur maturantë,

Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.Jam  shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!” – tha Kushi.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 25.06.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING