Politike

Meta i propozon Berishës emrin e kandidatit

Meta: I propozova Berishës kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është superpolitikan

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se i ka propozuar Sali Berishës një kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk ka bërë me dije emrin.

“S’kam patur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primares, i kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillt Bashkiak Tiranës që  e priti me kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm Tiranës do jetë më i rëndësishëm deri në institucionin e ri të parlamentit të Shqipërisë

Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak, do jetë 24 orë live duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Nënë liza s’do rrijë më rrugë, por do falsë aty. Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha zbuloi detaje se për çfarë është diskutuar. Meta tha se janë në sinkron sa i takon zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se respektojnë primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.

“Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, së opozitës që do triumfojë dhje kryetari i ë këshillit të bashkisë do bëjnë spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. PL respekton primaret, risi e jashtëzakonshme,. Kemi kërkuar që të realizohet sa më shpejt ky proces kudo ku kemi kandidatë ët cilët premtojnë për kom e tyre do ti përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës, e rënd që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe se cildo shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

 

TRENDING

Exit mobile version