09/06/2021 , 12:41

“Meta ka mbaruar punë!”/ Rama: Sot të flasë parlamenti me votë. Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që sot Parlamenti të flasë me votë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe të shprehë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarë.

Rama: Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravtur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, prandaj ky parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin