Meta ‘shpërfill’ shkarkimin nga Kuvendi, shpërndan gafën e deputetit: Ju përshëndes me këtë thënie frymëzuese!

Presidenti Ilir Meta bën një reagim të parë pas vendimit të Kuvendit për të votuar pro shkarkimit të tij.

Meta ka shpërfilluar vendimin e Kuvendit, teksa shpërndan në faqen e tij të “Facebook” gafën e deputetit Selami Jenisheri, të bërë sot nga foltorja e Kuvendit, ku tha se ““Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasyr pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat”.

Përbri deklaratës së Jenisherit, Meta shkruan se iu uron një pasdite të qetë dhe të qeshur qytetarëve.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, shkruan Meta.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin