Politike

Meta: Sufllaqe nga qielli nuk bien më. PL do rrëzojë Rilindjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të re organizimi e cila do të shpaloset më 27 prill.

Meta u shpreh se slogani i kësaj lëvizje do të jetë nga tani e tutje “Për ty Atdhe”, ndërsa shtoi se do të garojë për postin e presidentit në PL, si kandidati më i duhur.

“Lekët e nënë Selvisë, të xhaxhait nga Sovjani dhe të gjithë qytetarëve,  nuk do t’i marrë më as Rama as djali i atij miliarderit që vjen çdo ditë në Shqipëri. Le të shkojë në Greqi, e djegin grekët e përvëlojnë. Ndaj nisim për ty Atdhe, për Atdheun bëjmë çdo sakrificë. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut.

Ne do t’ja kthejmë lekët popullit shqiptar. Jemi krenar që i shërbejmë popullit tonë, familjes, ndaj si kurrë më parë Shqipëria i ka sytë tek kjo konventë. Çdo anëtar dhe simpatizant do e ndjekë, s’do ketë zhvillim pa prezencën e medias. Ka një kandidat më të mirë dhe më të rri se Meta le të vijë.

Sufllaqe nga qielli nuk bien më. Liderët formohen në opozitë, jo në qeveri, përmes sakrificës. Të jesh në opozitë është mision, sakrificë, vetëm liderët e kuptojnë këtë”, tha Meta.

Po ashtu, ish-presidenti deklaroi se PL do të kthehet në forcë politike që do të rrëzojë nga pushteti Rilindje.

“Rilindja do ta marri të shtyrën më 27 prill. Forca drejt konventës, kudo e ndjej që Shqipëria po lëviz, minjtë po dridhen. Përballë tyre do të jetë një shumicë dërmuese. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter dhe të paepur si nënë Selvija. Drejtohet nga Erisa Xhixho, nga njerëz me vlera të larta morale, nga njerëz me zemër dhe jo nga ata me stomak”, tha Meta

TRENDING

Exit mobile version