07/06/2021 , 14:20

Meta: Vjosa të shpallet sa më shpejt Park Kombëtar, kujdesi ndaj mjedisit është mision

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ambientalistë dhe ekspertë mjedisorë në kuadër të ditës botërore të Mjedisit. Meta shprehet se duhet të mbrojmë Vjosë, lumin e fundit e të madh të Europës duke e shpallur atë sa më parë Park Kombëtar. Kreu i shtetit shprehet se kujdesi ndaj mjedisit është një mision, përgjegjësi dhe detyrim ndaj gjeneratave.

“Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, së bashku me ambientalistë, ekspertë mjedisorë dhe aktivisitë të shoqërisë civile organizuam sot një veprimtari ndërgjegjësuese për të nxitur Qeverinë dhe inkurajuar qytetarët, organizatat dhe shkencëtarët mbi nevojën e marrjes së vendimeve dhe mbrojtjes së kauzave për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore të jashtëzakonshme, që Zoti i ka falur Shqipërisë, por që kaq shumë janë rrezikuar vitet e fundit nga keqshfrytëzimi dhe dëmtimet serioze.

Të mbrojmë Vjosën, lumin e fundit të madh e të egër të Europës, duke e shpallur atë sa më shpejt, së bashku me Shushicën dhe Bënçën, degët kryesore që e furnizojnë me ujë, Park Kombëtar. Kujdesi ndaj mjedisit është një mision, përgjegjësi dhe detyrim ndaj gjeneratave, që do të vijnë”, shkruan Meta.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin