Aktualitet

‘Metamorfoza’ në Apel/ 6 të arrestuarit kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton këtë të martë ankimimin për masat e arrestit për gjashtë të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’. Gazetari i NTV.AL raporton se seanca ka nisur prej orës 10:00, pasi personat e arrestuar kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg. Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Xhevahir Lita, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivin Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilalin, Edmond Prekën, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka. Prokuroria ka lëshuar në total 15 urdhër arreste dhe vetëm gjashtë prej tyre janë ekzekutuar. Për të tjerët, mes të cilëve edhe Behar Bajri dhe Ervis Martinaj, janë lëshuar urdhër arresti por janë shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”. Prokuroria pretendon se ka zbuluar katër atentate, mes të cilëve edhe ekzekutimin e Gjin Boriçit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020 në Shkodër. Sipas Prokurorisë, të gjitha këto ngjarje kriminale janë zbuluar nga të dhënat që kanë siguruar autoritetet e huaja, të siguruara nga komunikimet përmes SKY dhe EncroChat.

TRENDING

Exit mobile version