Lifestyle

Mezoterapia, trajtimi ideal për t’u bërë pjesë e rutinës anti-rrudhë.

Mezoterapia është një procedurë estetike jo-kirurgjikale që konsiston në mikro-injektime të substancave të ndryshme si vitamina, minerale, aminoacide, acid hialuronik, ekstrakte natyrale bimore, agjentë farmaceutikë etj në mezodermë ose shtresën e mesme të lëkurës.

Efektet e Mezoterapisë variojnë dhe përfshijnë, përmirësimin e teksturës së lëkurës, reduktimin e rrudhave të imëta, shkëlqimin e lëkurës së trajtuar etj.

Mezoterapia përdoret për një gamë të gjerë problematikash si; hiperpigmentimin, tërheqjen e lëkurës, shkrirjen e dhjamit në fytyrë, etj.

Përqendrimi i lartë i përbërësve në serumin e injektuar, i jep lëkurës tuaj freski dhe rinim. Produkti injektohet me age shumë të holla nën lëkurë duke bërë shpërndarje të njëtrajtshme nën të.

Mezoterapia nuk është një procedurë komplekse, është e shpejtë në aplikim dhe pa kohë rikuperimi.

Do ju nevojitet gjithmonë një konsultë paraprake me dermatologun për të përcaktuar llojin e mezoterapisë që ju përshtatet. Dermatologu është i vetmi mjek specialist që e kryen këtë procedurë brenda standarteve të sigurisë së lartë.

Rezultati i Mezoterapisë është individual dhe varion në varësi të zonës që trajtohet, tipit të lëkurës, teknikës së injektimit, dhe llojit të produktit.

Efektet e trajtimit zgjasin mesatarisht tre muaj, por në disa raste ky efikasitet mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër. Riaplikimi i këtij trajtimi në mënyrë periodike është i nevojshëm për ruajtjen e efikasitetit.

Zgjidhni që këtë trajtim ta kryeni me një mjek dermatolog, për të qenë më të sigurt.  Këtë trajtim mund ta kryeni në Klinikën Dermo – Estetike VIVIA në Spitalin Amerikan 3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version