Connect with us

Politike

Michel në Tiranë: Javët në vijim do të jenë kyçe me vendime të rëndësishme

Published

on

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charls Michel po zhvillon ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Ju keni qenë partner i besueshëm dhe mik i vërtetë për ne. Ne diskutuam për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE. Ne duhet të japim energji të reja procesit të integrimit. Me mënyra të reja me mënyra inovative që reformat të përshpejtohen.

Pas tërmetit që ju e përmendët ne thamë që ju mund të mbështeteni te ne. BE arriti të mblidhte fonde si kurrë më parë për infrastrukturën të jeni të sigurt se mund të vazhdoni të mbështeteni te ne. Javët në vijim do të jenë kyçe shpresoj të merren vendime të rëndësishme”, tha ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, institucionit më të lartë të Bashkimit Evropian, Charles Michel ka mbërritur për vizitë në Tiranë dhe është pritur nga Kryeministri Edi Rama në orën 10:15.Ai ka dalë në një konferencë për mediat me Kryeministrin Rama.

Në fjalën e tij Michel tha se vendet e Ballkanit nuk do të lihen mënjanë. Ai foli edhe për idenë e një statusit ‘vendi i asociuar në BE’ për vendet e Ballkanit, status i cili do të jepte më shumë rol në union por pa qenë anëtar i plotë.

Për këtë ide foli edhe Kryeministri Rama, i cili u shpreh se kjo do t’i jepte fund një herë e mirë edhe paranojave që thonë se Bashkimi Evropian i ka lënë mënjanë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të hedhë një hap më tutje për ta afruar politikisht shumë më pranë Ballkanin Perëndimor, duke bërë një integrim të menjëhershëm në aspektin politik. Pra, të pjesëmarrjes së vendeve tona në tryezat evropian, në proceset e vendimmarrjeve që lidhen me sigurinë, përballimin e krizave etj. Të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë. Të kemi edhe detyrime të njëjta. Ideja e anëtarit të asociuar të BE-së tha se është një ide që po merr mbështetje gjithmonë e më shumë. Unë e mbështes vizionin e Presidentit të Francës, por këtë Komunitetin e ri Politik në BE. Të gjithë të jenë të përfshirë dhe kështu sigurisht për sa na takon edhe më afër Bashkimit Evropian. Kjo do t’i jepte fund të gjitha spekulimeve dhe paranoja që BE po na mban aty larg”, tha Rama.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në vizitë në Gjermani në fokus të së cilës ishte integrimi europian i vendin tonë, lufta në Ukrainë dhe impakti i saj, roli i Shqipërisë në rajon por edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB. Pas vizitës, zhvilloi një intervistë në Berlin ku foli për vizitën e presidentit Michel në Shqipëri duke thënë se nuk do të jenë ditë vendimtare për Shqipërinë.

“Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat, vendimtare për Shqipërinë janë operacionet si ky i sotmi i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit që është në këndvështrimin tim dhe bazuar në gjithë diskutimet e bëra gjatë ditës së sotme në orët e lira me Tiranën, operacioni më domethënës e me rrezen më të gjerë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Rama.

Ndalur në dy raportet e miratuara nga Parlamenti Europian për Shqipërinë ku i kërkohet BE-së që të nisë negociatat me Shqipërinë, Rama tha se është frut i një pune të madhe që vendi ynë ka bërë.

Presidenti i KE: E mbështes Ballkanin e Hapur, duhet të krijohet një platformë politike! Të mblidhen të gjithë në një tryezë, është hap integrimi

Presidenti i KE, Charles Michel tha se mbështet Ballkanin e Hapur duke thënë se do të lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Europën. Ndaj sugjeron që të krijohet një platformë politike duke mbledhur të gjithë liderët në një tryezë.

“Unë jam mik i angazhuar për të zgjidhur vështirësitë për të cilat jemi konfrontuar. Pas disa javësh do kemi një mbledhje të fundit të presidencës franceze për të zgjidhur këtë situatë. Ne do bëjmë vlerësimin në qershor. Shpresoj që do jemi në gjendje të bëjmë këtë gjë. Natyrisht nëse nuk ndodh duhet ta rishohim situatën. Pozita e kryeministrit është e arsyeshme dhe e përligjur. Unë e mbështes Ballkanin e Hapur sepse më të mëdha do të jenë aftësitë për të forcuar strukturat ekonomike politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e BP me Europën. Është dhe çështja energjetike që është gjeopolitike për aftësitë blerëse. Kjo ka shumë kuptim. Duhet të krijohet kjo platformë politike. Duhet bërë ky hap integrimi duke u mbledhur të gjithë në një tryezë që të kemi inteligjencë kolektive të përbashkët”, tha Michel.

….

Presidenti i KE zbulon bisedën me Ramën në Suedi: Kishte një ide për anëtarët e asociuar! Duam bashkëpunim, jo justifikime

Presidenti i KE, Charles Michel është pyetur përse vazhdohen të mbahen peng Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nga Maqedonia e Veriut duke thënë se objektivi kryesor është të zgjidhen mosmarrëveshjet. Nga ana tjetër tregoi bisedën me Ramën në Suedi për anëtarët e asociuar.

“Objektivi kryesor që kam unë është që t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE që të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe të fillohen bisedat për anëtarësim. Kam vendosur që kjo cështje për mënyrën se si po punojmë ta diskutojmë në qershor dhe mora iniciativën që të ftoj miqtë nga BP dhe të bëjmë cdo gjë që është e mundur që të tejkalojmë sfidat. Nga ana tjetër është e rëndësishme që të mos presim vendimin përfundimtar. Ju duhet të bashkërendoni dhe të bashkëpunoni se si duhet të kalojmë këto sfida. Mendojmë që është gjë e mirë të bisedojmë me miqtë tanë, jo të gjejmë justifikim tjetër, por t’i japim shtysë politike bashkërendimit të punës.

Do ju tregoj një sekret, para disa muajsh ishim në Suedi për aktivitet dhe shkëmbyem ide me njëri-tjetrin. Kryeministri më tha se sa e rëndësishme është të përfshijmë udhëheqësit që ti kemi të gjithë. Po zbatojmë këtë qasje për të pritur për një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE. Një ide shumë pranë e këtij koncepti është e anëtarëve të asociuar. Ne dëshirojmë të kemi formatet e duhura që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë vështirësitë dhe si të kujdesemi. Të jemi konkretë dhe operacionalë, por e ritheksova mbështetjen time personale për Ballkanin”, tha Michel.

Charles Michel: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, sa më parë negociatat

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka nënvizuar qartë sot në Tiranë se Shqipëria meriton të hapen sa më parë bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Shumë ka ndryshuar, kriza e COVID dhe lufta në Ukrainë por një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë dhe kjo është angazhimi ynë iu plotë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ky është moment kyç të takohemi me ju, një aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë që të ruajmë dhe të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe dua t’ju falëndero për punën tuaj në arenën globale, sidomos në Këshillin e Sigurimit. Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për të gjithë shqiptarët. Ne do të kemi një takim të 27 drejtuesve të Bashkimit Evropian. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe çelja për anëtarësim duhet të vazhdojë sa më parë”, tha Michel.

.,..

Rama zbulon detaje nga biseda me presidentin e KE: Jemi në nivel tjetër! Folëm për luftën në Ukrainë dhe për procesin e hapjes së negociatave

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar bisedën me presidentin e KE, Charles Michel, me të cilin foli për luftën në Ukrainë, integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Ballkanin e Hapur dhe reformat.

“Përtej vështirësive të procesit, aspekteve të mirënjohura të formalizimit të hapave të mëtejshëm për tu hedhur, jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike europiane si rezultat edhe i një vullneti gjithnjë e më të shprehur nga ana e BE, e autoriteteve në Bruksel për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE.

Jam i bindur se shqiptarëve asnjëherë nuk do t’i duket e tepërt, por shpresoj të mos i duket presidentit të KE për mirënjohjen ndaj mbështetjes për momentet më të vështira që nga tërmeti tek pandemia sepse kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve mes BE. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se ne ndihemi shumë krenar që jemi pjesë e frontit të përbashkët që sot është më shumë se asnjëherë tjetër, qartësisht një front i të mirës kundër së keqes.

Folëm me presidentin për situatën e përgjithshme, angazhimet dhe sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm për procesin në vigjilje të Këshillit Europian kur dihet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, folëm për ecurinë e marrëdhënieve rajonale, Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit por edhe reformat duke filluar nga ajo në drejtësi”, tha Rama.

Rama nuk la pa përmendur edhe megaoperacionin e SPAK të ditës së djeshme duke thënë se ligji po godet krimin e organizuar duke treguar se jemi në rrugën e duhur.

“Të gjithë e ndoqën edhe dje operacionin shumë domethënës të prokurorisë spciale dhe policisë për t’i dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme krimit të organizuar ashtu si dhe shembujt kuptimplotë të drejtësisë, pavarësisht përkatësive të tyre politike që tregojnë se jo vetëm jemi në rrugën e duhur por kemi hapur hapa domethënës”, tha Rama.

Politike

Tubimi kundër Ramës, Berisha mbështet maturantët

Published

on

By

Kreu i PD, Sali Berisha, mbështet protestën e maturantëve.

Postimi i Berishës:

Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!

Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë!

Continue Reading

Politike

DASH: SHBA mbështet bisedimet Tiranë-Shkup

Published

on

By

Në mesin e amullisë së deklaratave dhe pasigurisë rreth fillimit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që prodhoi samiti i pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel, administrata amerikane del me një qëndrim të qartë

Për Uashingtonin, afrimi i rajonit me bllokun europian është e një rëndësie kyçe, dhe kjo, në kancelaritë europiane, nuk duhet harruar.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaruan burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit për agjencinë maqedonase të lajmeve, Mia.

DASH thekson më tej se SHBA vijon të ofrojë mbështetje për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur. Edhe pse u trumpetua me të madhe se diçka pozitive do të mbërrinte këtë radhë, nga fronti perëndimit nuk pati sërish asgjë të re për dy vendet e rajonit, që presin prej vitesh kalimin në një stad tjetër të rrugës drejt BE-se.

Teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, blloku nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga Bullgaria. Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore, cka bëri që të këtë radhë të hiqeshin dorezat e pakënaqësia të shpërfaqej hapur nga Edi Rama, Aleksandar Vuçiç e Dimitar Kovaçevski, që nuk i kursyen krerëve të bllokut as batutat shpotitëse.

Continue Reading

Politike

Rama: Ja si duket aksi i ri Kardhiq-Delvinë, pamje finale

Published

on

By

Aksi më i ri që do t’i shtohet infrastrukturës rrugore në zonën e Jugut të Shqipërisë do të jetë i shumëpërfoluri Kardhiq-Delvinë.

Kryeministri Edi Rama prej javësh i ka bërë jehonë faktit që kjo rrugë e nisur prej vitesh nga qeveria shqiptare do të jetë plotësisht e aksesueshme duke nisur nga muaji korrik.

Dhe për të treguar se punimet janë afër fundit, shefi i qeverisë ka publikuar sot në Facebook pamje që tregojnë se aksi Kardhiq-Delvinë është pothuajse gati, për të shkurtuar distancën e lëvizjes drejt brigjeve të Jonit.

 

 

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.

Continue Reading

Politike

‘Rezidenti’ blen zyrtarin shqiptar, merr informacione

Published

on

By

Një person me nofkën “Rezidenti” që vinte nga një vend jo mik me Shqipërinë kishte ardhur në vendin tonë me një mision, të njihte sa më mirë gjuhën shqipe dhe që të krijonte sa më shumë kontakte në mënyrë që të mblidhje sa më shumë informacione për vendin tonë. Raporti i SHISH ka zbuluar se si një person punonte si spiun në vendin.

 

Pjesë nga raporti i SHISH:

 

Gjatë monitorimit të aktivitetit të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë. Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjelltësia në krijimin e kontakteve. Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë.

Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”.

Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit.
Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikuara për të dokumentuar takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve mes tyre. Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesionist, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikuan detyra operative për verifikimin e figurës dhe monitorimin e aktivitetit të “Çelësit”. Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës. Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentuar shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”.

SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm. Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucionit. “Çelësi” pranon të konsumojë kafen, por në biseda nuk u vu re ndonjë temë konkrete interesi. Bisedat ishin të karakterit të përgjithshëm, rreth familjes, arsimit, ambientit të punës dhe problematikat e përgjithshme. Në përfundim, “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti.

“Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij. Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar.

“Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacione që nuk do të cenonin detyrën e tij funksionale. Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacione, duke i siguruar edhe një pajisje elektronike për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit.

Në takimet e radhës, të organizuara në mënyrë të paracaktuar apo nëpërmjet telefonatave nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”. Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimeve. Fshehtësinë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikuar me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikonte në raste urgjente. Për arsye të mbrojtjes së aktivitetit, burimeve dhe ngjashmërisë me një rast specifik, SHISH-i nuk mund të publikojë të plotë vijimin dhe përfundimin e kësaj situate

Continue Reading

Politike

Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini…

Published

on

By

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, ka dalë në një deklaratë për media, teksa në emër të Partisë Demokratike u shpreh se nuk është vetëm veto e Bullgarisë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por një sërë faktorësh të tjerë.

Sipas tij, shpopullimi masiv i vendit, korrupsioni, përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave, njolla e zgjedhjeve të manipuluara, janë shkaqet që Shqipëria nuk mori përgjigje pozitive në Bruksel.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

 

Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

 

Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë.

Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:

Ndër to:

-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme;

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING