Aktualitet

Miku i Princ Lekës: Familja Zaharia jetonte në pallatin mbretëror, i pëlqente vëmendja

Miku i Princ Lekës Erjon Teli ka treguar për “Breaking” se Elia Zaharia dhe Princ Leka prej dy vitesh nuk po konsumonin martesën e tyre, e kjo për shkak të konflikteve që ata kanë pasur vazhdimisht.

Sipas tij të qenit një princeshë nuk është e lehtë dhe për këtë arsye mund të kenë filluar dhe debatet. Teli ka treguar se familja e Elias jetonte në shtëpinë e Princ Lekës dhe se i pëlqente vëmendja që merrnin, e kjo falë përzemërsisë së princit.

Erjon Teli: Princ Leka dhe Elia Zaharia kishin kohë që nuk konsumonin martesën e tyre edhe pse ndodheshin në një çati, afërsisht 1 vit e gjysmë-2 vjet. Kishin kohë që ata nuk kishin një komunikim të shëndoshë me njëri-tjetrin. Kanë pasur shumë konflikte dhe shumica e këtyre konflikteve i ka nxitur Elia Zaharia, ndoshta pesha dhe presioni i një princeshe është e madhe, nuk është e lehtë. Ajo e ka ndjerë këtë peshë, mungesa që krijon detyra e saj si princeshë, ka bërë që këtë frustrim t’ja shfaqë princit. Këtu kanë filluar përplasjet që janë agravuar gjatë kalimit të kohës.

Fjori Dardha: Princ Leka e detyronte atë që të mos ushtronte profesionin e saj si aktore?

Erjon Teli: Në mënyrë absolute jo. Elia po jetonte një ëndërr, po takonte, mbretëresha, mbretër, fisnikë të ndryshëm, presidentë, kryeministër edhe këto duan angazhim, nuk mund të çohesh në mëngjes, të marrësh çantë dhe të takosh mbretin, jo. Ka një protokoll, një angazhim, një investim dhe gjithë kjo kohë e investuar për të bërë një jetë mondane, të lë mbrapa pjesa tjetër, që është ajo profesionale.

I pyetur në lidhje me raportin që kishte familja Zaharia me Princ Lekën, Erjon Teli shprehet:

Princi është një njeri shumë zemërmirë dhe zemërgjerë. Familja Zaharia u pozicionua tek ajo shtëpi. U vendos tek ajo shtëpi, pra jetonin. Kishte nga ata që jetonin, kishe nga ata që kalonin pjesën më të madhe të tyre në atë shtëpi. Kënaqeshin me vëmendjen që merrin. Të gjithë vinin takonin princin, por me këtë rast takonin dhe vjehrrin e princit. Ai nuk e meritonte këtë vëmendje sepse ne e dimë se kush ka qenë zoti Zaharia para komunizmit dhe gjatë komunizmit dhe ka qenë pak dhimbje kur ne e takonim atë njeri.

TRENDING

Exit mobile version