Aktualitet

Milan Protiç nxjerr zbuluar Vuçiçin

Serbia ka shpenzuar të gjitha përpjekjet e saj për të luftuar kundër Rezolutës për Srebrenicën, për të cilën do të vendoset në Kombet e Bashkuara. Argumenti i qeverisë është se kjo rezolutë e paraqet popullin serb si gjenocidal.

Historiani dhe ish-diplomati serb Millan Protiç, duke folur për këtë tem aka theksuar se qeveria në Serbi, gjegjësisht presidenti Aleksandër Vuçiç, është ai që e paraqet popullin serb si gjenocidal dhe ia kalon fajin e vet individual, të gjithë kombit.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë para dënimit të Ratko Mlladiçit për krime në Srebrenicë, “se populli serb po përballet me një situatë të vështirë”, Protiç ka theksuar se në atë deklaratë shihet se Vuçiç eshta ai që e përfaqëson popullin serb si gjenocidal.

“Sepse kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të një njeriu që u soll para kësaj gjykate për shkak të asaj që ai ka bërë. Vuçici nuk ka thënë se ai mendon se Mlladici është fajtor apo nuk është fajtor, por përgjegjësinë ia bart popullit serb duke thënë se nëse ai dënohet, do të dënohet i gjithë populli serb” – ka deklaruar Protiç

Ai gjithashtu ka shpjeguar se argumentimi i Serbisë se janë viktima sepse sipas presidentit serb, të gjithë po komplotojnë kundër saj.  Per Vuçiçin, nomeklaturen dhe politiken serbe, individet qe kane kryer krime, janë më të rëndësishem se interesat e popullit.

“Prandaj edhe sot e kësaj dite përdoret retorika qe ben pergjegjes te gjithë kombi dhe shtetin,  për të mbrojtur ata që janë fajtorë dhe përgjegjës” – ka theksuar Protiç

Ai gjithashtu ka shpjeguar se politikës që po kryhet në Beograd dhe Banjalluka i mungon shumë konsistenca dhe logjika, dhe se qëndrimi ndaj krimit në Srebrenicë është relativizuar në atë masë saqë konsiderohet e arsyeshme që ajo masakër e tmerrshme, të cilën gjykata e cilësoi si gjenocid, në çdo mënyrë duhet të justifikohet, për ta shfaqur Serbinë para publikut ndërkombëtar si një vend që ka pozicionin e tij mbrojtës”.

Protic ka vlerësuar gjithashtu se më e keqja nga të gjitha është politika shtetërore ndaj Rezolutës për Srebenicën. Duke thënë se në vend që Serbia të mbështesë rezolutën dhe kështu të tregojë qëndrimin e saj ndaj asaj që ndodhi në Srebrenicë, shteti po ndjek një politikë aktive për të minimizuar faktin e tmerrshëm për atë që u bë në Srebrenicë.

“Po kërkohen të gjitha mënyrat për ta zbutur rezolutën, për ta relativizuar atë” – ka potencuar ish ambasadori serb………………………………..

Duke komentuar njoftimin se në rast se rezoluta miratohet, Serbia do të kërkojë të bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe më pas do të propozojë rezoluta për gjenocidin në Jasenovac dhe vende të tjera, Protic u shpreh se ato rezoluta nuk do të kalojnë për disa arsyet.

Përkatësisht, konventa për gjenocidin është miratuar vetëm në vitin 1948 dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për krimet e kryera më herët, edhe pse ato mund të kenë peshën e gjenocidit.

“Kjo nuk do të thotë se ata nuk e kanë atë peshë, por nuk mund të kualifikohen gjenocid. Holokaust do të thotë tokë e djegur, nuk mund të cilësohet si gjenocid në kuptimin juridik” – shpjego historiani.

Duke krahasuar ndjenjën e fajit që gjermanët kanë ende sot për shkak të gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste dhe atij të kryer në Srebrenicë, Protic vëren se ndryshimi i rëndësishëm është se Srebrenica nuk ishte një projekt shtetëror dhe politikë shtetërore, por “një krim i pafalshëm i një grupi njerëzish që morën përsipër të vendosin për jetën dhe vdekjen e disa mijëra njerëzve”.

“Prandaj është shumë më e lehtë për ne të tregojmë të vërtetën për këtë para gjithë botës, sepse ne nuk mbajmë përgjegjësi. Askush prej nesh nuk e dinte cdo ndodhte në atë kohë,” shpjegoi protic

Ai mendon gjithashtu se shteti serb është dashur të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe të ishte sponsor i këtij fakti, në vend që të sillej në mënyrë të papjekur.

“Perëndimorët mendojnë se Serbia nuk është aq e zgjuar për të zgjedhur rrugën e saj të drejtë, sepse po të ishte e zgjuar do të bënte lëvizje që nuk janë në dëm të saj. Kështu ata arrijnë qëllimet e tyre pa pasur nevojë të ofrojnë asgjë në këmbim. Nëse pranimi i Kosovës në OKB do të identifikohej me pranimin e Serbisë në BE, atëherë gjërat do të dukeshin ndryshe dhe pak më serioze, dhe atëherë, sipas mendimit tim, ato negociata do të kishin njëfarë rëndësie për të ardhmen e Serbisë dhe për te ardhmen e Kosovës” – ka potencuar ish diplomati serb milan Protic

 

 

TRENDING

Exit mobile version