Sport

Milani do të tentojë të blejë Diaz nga Real Madrid

Milani ka hapur bisedimet me Real Madridin për transferimin e Brahim Diaz.

Spanjolli ka mbrojtur ngjyrat e kuqezinjve që nga vera e vitit 2021 si huazim. Kontrata me klubin italian skadon pas përfundimit të sezonit aktual, teksa Milani pritet ta blejë.

Sipas Sky Sports, gjiganti i Serie A së shpejti do t’i bëjë një ofertë Real Madridit. Vetë mesfushori 23-vjeçar preferon të qëndrojë te Milani.

Brahim Diaz ka shënuar shtatë gola dhe gjashtë asistime në 43 ndeshje këtë sezon për skuadrën e Stefano Piolit. Kontrata e lojtarit me Real Madrid është deri në vitin 2025.

TRENDING

Exit mobile version