Kosova

Miliona euro nga BE/ Kosova ndahet nga Serbia

Fondet e Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, mund të shfrytëzohen vetëm nëse respektohen kushtet dhe në rast të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre, vendet do të detyrohen t’i kthejnë ato.

Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman, gjatë një diskutimi të zhvilluar në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet.

Ai ka thënë se pagesat nga Plani për rritje ekonomike do të kryhen vetëm pasi të ketë dëshmi se janë ndërmarrë reformat e nevojshme. Nga gjashtë vendet e rajonit kërkohet që të kenë plan veprimi për reforma, dhe përmbushja e tyre do të vlerësohet dy herë në vit

Duke folur për kushtet, ai ka përmendur sidomos sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e vlerave demokratike.

Koopman ka thënë se Kosova dhe Serbia do të kenë kushte specifike e ato lidhen me raportet mes tyre.

“Kushtet specifike do të jenë për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e raporteve. Kjo do të bëhet në mënyrë individuale për secilin nga këto dy vende. Me fjalë tjera, nëse njëri vend nuk avancon, vendi tjetër nuk do të pengohet, nëse avancon në reforma” – tregoi Gert Jan Koopman

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian ka sqaruar se një pjesë e mjeteve financiare do t’iu jepen vendeve të rajonit si asistencë pa kthim dhe një pjesë do të jetë në formën e kredive të favorshme.

TRENDING

Exit mobile version