BRITANI– Përdoruesit e WhatsApp që kanë aplikacionin në një Iphone 4 ose aparate të vjetër të Android nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin siç duhet që nga 1 janari 2021.
Platforma e mesazheve në pronësi të Facebook po ndalon mbështetjen për iOS 9, programin operativ të lëshuar nga Apple në 2015. Përdoruesit jo-Apple me një pajisje të vjetër do të preken gjithashtu nëse pajisja e tyre ende ka sistemin Android 4.0.3.
iOS 9 ishte update i fundit i softwerit që iPhone 4 mund të merrte, me modelet e mëvonshme në gjendje të azhornohen në versione më të reja. Apple lëshoi iOS 14 në Shtator 2020. Modele si 4S, 5, 5S, 5C, 6 dhe 6S mund të updatohen të gjithë në mënyrë që të mbajnë funksionimin e WhatsApp në telefon.
Lëvizja për të ndaluar mbështetjen për pajisjet e vjetra është një taktikë e rregullt e zhvilluesve të aplikacioneve që çliron burimet për t’u përqëndruar në përmirësimin e produktit për shumicën e përdoruesve që kanë aparate më modernë.
Sidoqoftë, WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura në botë, me 1.5 miliardë përdorues.
WhatsApp është gjithashtu popullor në të gjithë botën, në vendet ku smartphone të lirë dhe të vjetër janë ende të zakonshme.
Përdoruesit e shqetësuar për humbjen e aksesit në WhatsApp të tyre duhet të kontrollojnë parametrat e telefonit të tyre për të zbuluar nëse ata përdorin ose iOS 9 ose Android 4.0.3.
Për telefonat të cilët nuk mund të updatohenpër të pasur softwer më të fundit, aplikacioni do të ndalojë së funksionuari siç duhet në hyrje të 2021.
Këta përdorues do të duhet të eksportojnë karakteret e tyre dhe të ruajnë mesazhet e tyre ose të azhornojnë telefonin e tyre për të shmangur humbjen e hyrjes në bisedat e tyre dhe përmbajtjen e tyre.
Zoom dhe aplikacioni Covid-19 i NHS kanë kaluar WhatsApp dhe Instagram si aplikacionet më të njohura nga App Store të Apple në Britani për 2020.
Platforma e ndarjes së videove TikTok, WhatsApp dhe Houseparty, aplikacioni i cili ndërthur video-thirrjet në grup me lojëra dhe kuize, përmbyll pesë vendet e para për aplikacionet falas të iPhone.