Milioneret e Instagramit! Luana Vjollca bie nga ‘froni’, Tea paguhet mbi 1 mijë euro për një postim, Arbana Osmanit i besojnë reklamat e ushqimeve

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me shifra modeste ose publikojnë foto të produkteve.

Por ky nuk është rasti i moderatoreve të njohura, Arbana Osmani apo Luana Vjollca. Luana Vjollca paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i.

Në anën tjetër, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe kryesisht janë reklama ushqimesh, duke qenë se të gjithë e dimë edhe pasionin e saj për gatimin.

Deri më tani pagat e këtyre vajzave të ekranit janë të kuptueshme, por surpriza është Tea Trifoni.

Tea kërkon 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm 3 ditë në “Instagram”. Tea nuk ka një standard, por poston çdo produkt që i jep të ardhurat. Gjithsesi, sot në “Instagram” gjithsecili ia vendos vetë shifrën postimeve të tij nëpërmjet numrit të fansave që ka, kështu që jo të gjithë kanë të njëjtin standard.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin