Politike

Milo: Nuk është çudi që situata në Kosovë në javët e ardhshme të përshkallëzohet

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se elementë të rinj që dalin jashtë kuadrit të marrëveshjes së Brukselit mund të përshkallëzojnë situatën politike në Kosovë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se lidhur me çështjen e dinarit, sheh te institucionet e Kosovës njëfarë dileme se si do të administrohet, por jo konflikt në themel.

Vjen më tepër nga këmbëngulja që kanë bërë BE dhe SHBA që të ulen për të parë mundësinë e një kompromisi. Po kërkojnë një marrëveshje për dinarin dhe në perspektivë për të mos e pushkatuar marrëveshjen e Ohrit. Është një përpjekje por nuk e di nëse kjo përpjekje e re do të mund të prodhojë ndonjë rezultat. Palët janë distancuar qartë. Vuçiç dhe ndihmësit e tij e kanë përjashtuar idenë e njohjes së asaj që kanë pranuar në Ohër. Te premten është lënë një hapësirë treditore më shumë për të lënë hapësirë për një konsensus minimal, mbetet enigmë cila është përmbajtja e këtyre propozimeve.

Shoh më tepër elementë që lidhen me mënyrën si duhet të administrohet çështja e dinarit dhe jo ndonjë konflikt institucional me themel. Deri të premten do të kemi mundësi të shikojmë si do të rrjedhin punët.

Janë disa çështje që ende pritet të zgjidhen. Pritet dita e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës. Është një çështje që të dy palët po e llogarisin.

Prishtina e di që një rikthim në këtë situatë ku do të ketë kryetar të komunitetit serb do ta vështirësonte administrimin. Ka një shqetësim sepse edhe mënyra si do të zgjidhet është një problem që do ta shikojmë në vijim.

11 pikat e marrëveshjes së Brukselit kanë përplasjen strategjike. Brukseli pretendon se është marrëveshje e detyrueshme. Por përsa kohë është e detyrueshme, e tillë është për të dy palët, por ka mëdyshje edhe nga Prishtina ka hezitime për të avancuar në drejtim të krijimit të asociacionit. Janë elementë si p.sh. sot dinari, mund të krijojnë një situatë të tillë të paparashikuar. Nuk është çudi që situata në Kosovë në javët e ardhshme nga pikëpamja politike të përshkallëzohet.

Vizitën e zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Rod Robinson, në Tiranë dhe takimin e tij me kreun e SPAK, Milo e komentoi si një mesazh për të nxitur punën e insttiucionit të akuzës.

Ndoshta ata shohin se ka një lloj ngecjeje për të çuar përpara hetimet për patatet e nxehta që ka në dorë. E ka këtë mission kjo vizitë që ende nuk ka mbaruar.

TRENDING

Exit mobile version