04/06/2021 , 14:22

Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin, Kurtin, Konjufcën dhe Gërvallën

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias viziton sot Kosovën, e dyta vizitë brenda një viti.   Dendias do të mbërrije në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari në orën 10:00.

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor 2020 ku edhe është shprehur se çështja e njohjes se Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën e tij ndërlidhëse në Prishtinë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin