Aktualitet

Minjtë i kishin ngrënë fytyrën dhe duart, diagnozat klinike prej të cilave ndërroi jetë foshnja

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ku një foshnje e porsalindur ndërroi jetë tragjikisht.

Nëna braktisëse Englantina Isufi 30 vjeç nuk ka treguar shenja pendese për foshnjen që e lindi në garazhin e një pallati në Yzberisht. Ajo rrëfeu se e kishte braktisur të birin pasi nuk ishte e martuar me të atin e tij dhe e vriste opinioni publik. Ky i fundit jeton jashtë vendit.

Foshnja është gjendur nga banorët e pallatit pasi kanë dëgjuar të qarat. Ai ka qenë i mbështjellë me kordonin umbilikal teksa minjtë i kishin ngrënë pjesë të fytyrës dhe duarve.

Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë, njofton materniteti.

Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023 ndërsa diagnozat klinike të tij ishin:

-Hipotermi e thellë -Politraumë -Hemorragji pulmonare -Insufiçiencë multiorganore -Arrest kardiorespirator -Lindje në term -Lindje per vias vaginalis

TRENDING

Exit mobile version