Sport

Minutat me “lupë” dhe dëmtimet e shpeshta, Broja gjen “strehën” e re në janar

E ardhmja e Armando Brojës pritet të jetë larg Chelseat. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të sulmuesit shqiptar për të lënë gjurmë me Blutë e Londrës, duket se dëmtimet e kanë penalizuar që të jetë constant në performancat e tij në fushën e lojës, por duket se dhe sirenat e ofertave, mund të bëjnë që paketojë menjëhrë valixhet për të synuar një tjetër klub të madh, me interesimet që nuk mungojnë.

Në Angli, interes për të ka shfaqur West Ham dhe Fulham, ndërsa në Itali mësohet se Torino ka filluar të etiketojë djaloshin për njeriun e duhur në repartin e sulmit.

Pritet vetëm oferta në drejtim të klubit londinez, por janari mund ta gjejë Brojën në një tjetër skuadër, si një faktor ndikues për të bërë kthesën dhe për të marrë ftesën e Shqipërisë në finalet e Europianit që do të mbahen në qershor.

TRENDING

Exit mobile version